Njësi e fshehur në tavan me ESP mesatare

FXSA-A

Njësia e presionit statik mesatar më e hollë dhe njëkohësisht më e fuqishme në treg

Karakteristikat e produktit

  • Dizajn i optimizuar për agjentin ftohës R-32
  • Njësia më e hollë në kategori, vetëm 245 mm (lartësi e integruar 300 mm) dhe si rrjedhojë hapësirat e ngushta në tavan nuk janë më problem
  • Funksionim i heshtur: niveli i presionit të zhurmës ulet deri në 25 dBA
  • Presioni i jashtëm statik mesatar deri në 150 Pa lehtëson përdorimin e tubave fleksibël të gjatësive të ndryshme
  • Mundësia për ta ndryshuar ESP-në nëpërmjet telekomandës me tela lejon optimizimin e vëllimit të ajrit të furnizuar.
  • I fshehur mirë në mur: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
  • Njësi e kategorisë 15 e zhvilluar në mënyrë të veçantë për dhoma të vogla ose të izoluara mirë, si për shembull dhomat e hoteleve, zyrat e vogla, etj.
  • Hyrja opsionale e ajrit të freskët
  • Instalim fleksibël: drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga pas-poshtë dhe mund të bëhet zgjedhje mes përdorimit të lirë ose lidhjes me fletët opsionale të thithjes
  • Pompa standarde e integruar e kullimit me ngritje 625 mm rrit fleksibilitetin dhe shpejtësinë e instalimit

Përfitimet

cq5dam.thumbnail.140.100 (1)
Për shumë banorë (opsional)
Furnizimi kryesor me energji i njësisë së brendshme mund të çaktivizohet kur dilni nga hoteli ose nga zyrat.
cq5dam.thumbnail.140.100
Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia
Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji
cq5dam.thumbnail.140.100 (5)
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
cq5dam.thumbnail.140.100 (3)
Aplikacioni Onecta (opsional) (opsional)
Kontrolloni klimën tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes smartfonit ose tabletit
cq5dam.thumbnail.140.100 (4)
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (2)
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.