Rreth Nesh

iClima Albania është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, e krijuar në vitin 2020.

Brenda një kohe shumë të shkurtër ajo arriti të fitoje besimin e brandeve të mirënjohur ndërkombetarë si Daikin, Valsir, Silmet, Wilo, etj. duke u shndërruar në shpërndarës i autorizuar i produkteve të tyre në vend.

iClima Albania ofron një gamë të gjerë materialesh në fushën e kondicionimit, hidraulikës si dhe shumë pajisje dhe aksesorë të nevojshëm.

Ne jemi furnizues i shumë kompanive të mirënjohura në treg në fushat e mësiperme, si dhe i një numri të konsiderueshëm profesionistësh të përfshirë në instalime apo mirëmbajtje të sistemeve të ndryshme mekanike.

Kompania jonë, është përkushtuar që të aplikojë standartet më të larta të cilesisë së shërbimit, duke e garantuar këtë nga faza e bashkëpunimit dhe deri në fazën e implementimit të produktit apo mirëmbajtjes së tij.

iClima Albania është kujdesur që të ketë pranë vetes punonjës të kualifikuar dhe me eksperiencë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të ofruar ekspertizën e tyre në çdo projekt dhe me cdo klient.

Misioni, vizioni dhe vlerat e kompanisë sonë janë ndërtuar rreth jush.

Besojini produkteve tona për ambjentet dhe rehatinë tuaj sikurse dhe shumë nga klientët tanë besnikë!