Sistem shkarkimi rezistent ndaj zjarrit

Valsir Blackfire® është një sistem shkarkimi i përbërë nga tuba, pajisje dhe aksesorë. Ai është i përsosur për sistemet e shkarkimit dhe sistemet standarte të kullimit të ujërave të shiut.
Blackfire ®, ashtu si çdo sistem tjetër shkarkimi Valsir, është një sistem push-fit i cili instalohet shpejtë dhe lehtë. Për më tepër, Valsir Blackfire ® ju lejon të arrini rezultate të mira përsa i përket ndotjes akustike dhe rezistencës ndaj zjarrit (B1 sipas normës DIN 4102).
Valsir Blackfire® është perfekt për sistemet e shkarkimit me temperaturë të lartë dhe të ulët, sistemet e ventilimit të shkarkimit dhe sistemet e kullimit të ujërave të shiut, brenda çdo lloj ndërtese: spitale, hotele, rezidenciale apo komerciale.
Gama e gjerë e tubave, pajisjeve dhe aksesorëve ju lejon të mbuloni çdo pikë të sistemit të shkarkimit, nga degët horizontale, tek pikat e grumbullimit e deri te kolektori.
Me më shumë se 270 artikuj dhe aksesorë, sistemi Blackfire ® mburret me:
Qëndrueshmëria
Deklarata EPD certifikon ndikimin e reduktuar mjedisor të BLACKFIRE gjatë gjithë ciklit të plotë të jetës. Kjo do të thotë që përpjekjet tona për monitorim dhe optimizim nuk mbulojnë vetëm fazat e prodhimit: BLACKFIRE është një kampion i qëndrueshmërisë nga nxjerrja e lëndëve të para të tij deri në asgjësimin e vetë produktit. Zgjidhni atë për projektin tuaj dhe merrni kredite për protokollet e qëndrueshmërisë së Prokurimit të Gjelbër (p.sh. LEED V4)!



Pajisje speciale dhe VBF
Gamë e gjerë pajisjesh, duke përfshirë montimin e degës së ventilimit VBF. Pajisjet speciale (të bëra me porosi) mund të prodhohen për situata jashtëzakonisht të ndërlikuara.

Gama e gjerë Blackfire ®
Nga Ø32 në Ø160